11 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

“Bir ku*ve”, zëvendësministri i Kurtit kapet me një qytetar për flamurin e Serbisë në Veri

Zëvendësministri i MAPL-së, Arbër Vokrri është kapur me një qytetar në rrjetin social “Facebook”. Ai ka përdorur shprehje aspak të hijshme.

Vokrri ka publikuar dy video të shkurta nga komuna e Leposaviqit, ku krekoset e e luan “trimin” duke thënë “Në Leposaviq, kuptohet – situata e qetë”.

“Sapo e blejti baci Naz një pako cigare… me euro edhe pse çmimet kenë më dinarë, po edhe kusurin e mur me euro në Leposaviq kuptohet…përshëndetje krejtve edhe njëherë prej Leposaviqit”, dëgjohet tutje ai në videon tjetër.

Në pamje vërehet edhe flamuri i Serbisë, e një qytetar e ka kritikuar pikërisht për këtë, duke i thënë “Debill, flamuri i Serbisë në sfond e tabela ilegale. Klloshar”, pas kësaj, vet zëvendësministri ia ka kthyer përgjigjen duke përdorur shprehje tejet të ulët, Vokrri i shkruan “bir kurve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img