15.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Bie niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve për punën e Kurtit, nga 52.6% në 44.9%

Programi i UNDP-së në Kosovë ka publikuar raportin “Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII”, në të cilin është paqyruar niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve në punën e ekzekutivit, parlamentit dhe gjygjsorit.

Sipas këtij raporti, për gjashtë muaj niveli i kënaqësisë në punën e kryeministrit, Albin Kurti, ka rënë për 7.7 pikë të përqindjes.

Ndërsa, për performancën e qeverisë ka rënie prej 6.2 pikë të përqindjes.

“Në anketën e opinionit tetor-nëntor 2022, niveli i kënaqshmërisë me performancën e kabinetit ekzekutiv kapi vlerën prej 41%, një rënie për 6.2 pikë përqindjeje nga anketa e prillit 2022 kur ishte 47.2%. Niveli i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit kapi vlerën prej 44.9%, një rënie për 7.7 pikë përqindje nga prilli 2022 kur ishte 52.6%”, thuhet në raport.

Në anketë kanë marrë pjesë 1 mijë e 306 persona, ku numri i burrave dhe grave që i janë përgjigjur pyetjeve ka qenë i barabartë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img