21.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Biden: Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të jetë kurrë i suksesshëm në marrjen e të gjithë Ukrainës.

“Putini duket i vendosur të vazhdojë rrugën e tij vrastare pa marrë parasysh koston”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë, shkruan BBC.

“Ai ka kthyer tashmë dy milionë ukrainas në refugjatë. Rusia mund të vazhdojë shkatërrimin por një gjë është tashmë e qartë: Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin. Putini mund të jetë në gjendje të marrë një qytet, por ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të marrë gjithë vendin, dhe nëse nuk i përgjigjemi sulmit të Putinit ndaj paqes dhe stabilitetit global sot, kostoja e lirisë dhe për popullin amerikan do të jetë edhe më e madhe nesër”, tha ai.

Biden lavdëroi gjithashtu popullin ukrainas për rezistencën e tij përballë luftës.

“Ata kanë frymëzuar botën me trimërinë e tyre, patriotizmin e tyre, vendosmërinë e tyre sfiduese për të jetuar të lirë. Lufta e Putinit ka shkaktuar një vuajtje të madhe dhe humbje të panevojshme të jetës së grave, fëmijëve, të gjithëve në Ukrainë, por mund të shtoj se ka shkaktuar vuajtje e humbje edhe tek rusët”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img