19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Betimi i Rugovës si President më 1998: Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë

Në përvjetorin e 18-të të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova janë publikuar pamje nga mbledhja konstituive e zgjedhjeve të dyta në Kosovë në vitin 1998.

Në këtë seancë solemne të konstituimit të Kuvendit ishin pjesëmarrës të gjithë partitë e Kosovës, të cilët kishin propozuar kandidatët e tyre.

Idriz Ajeti ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa Fatmir Sejdiu sekretar i Kuvendit.

Pas zgjedhjes së kryetarit dhe sekretarit të Kuvendit, Rugova kishte dhënë betimin e tij të parë si president i Republikës së Kosovës, në bazë të Kushtetutës së Kosovës në vitin 1998.

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj arritjes dhe ruajtjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, në tërësinë territoriale të saj, realizimit të lirive dhe drejtave njerëzore qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe të ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Dhe me ndërgjegje dhe përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrat e mia. Ju faleminderit!”

Gjatë mbajtjes së këtij procesi, në atë kohë kishte ndërhyrë edhe Policia për të penguar mbajtjen e kësaj seance, por veçse kishte përfunduar gjithçka. Ishte zgjedhur kryetari dhe sekretari i Kuvendit, e edhe presidenti i Republikës së Kosovës.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img