14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Besnik Ukaj para dhjetë ditësh do të martohej, sot ka nevojë për ndihmën tonë

Besnik Ukaj, i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë, përkatësisht leukemisë akute melodie, para dhjetë ditësh kishte në plan të martohej.

Një shok i Besnikut, ka shkruar në rrjetin social në Facebook, ku ka thënë disa fjalë mjaftë emocionuese duke bërë të ditur se ishin në pritje të martesës së tij, derisa sot po luten te Zoti që Besniku të shërohet.

Ndryshe, për Besnikun kanë dalë në ndihmë qindra qytetarë, të cilët po mundohen që me forma të ndryshme të solidarizohen dhe  ta ndihmojnë të riun.

Për më shumë gjejeni postimin e plotë të shokut të Besnikut:

Besnik, para dhjetë ditësh martoheshe. kur dëgjuan për martesën tënde, të telefonuan e të uruan shumë, të thanë: ”u trashëgofsh” e ”për hajr të qoftë”, sot të themi Zoti të ruajt, Zoti të shëroftë. E sheh? Ne të duam, dhe në të mirë e në të keqe, lutemi për ty. Luftën tënde e kuptojmë, ne që kemi pasur luftra të tilla në familjet e shoqërinë tonë, para disa muaj humba shokun tim nga sëmundja e buzëqeshjen e tij e shoh tek ti.. MBAHU, QËNDRO, SHPRESO. JI ME NE!

I tërë ky popull bamirës e zemërplot mirësi është në këmbë e po të rri gati, të dërgon atë që zemra i thotë e luten së bashku:” U shërofsh!”. Edhe ne, këtu, Perparimi se bashku me tërë miqtë e tij të dërgojnë lutjet tona dhe ndihmën tonë.

Miqtë e mi të Facebook-ut, duke dëshiruar shërim të shpejt për Besnikun, mos hezitoni të luteni për të, ndërsa ndihmat tuaja, kanë një adresë: Numri i llogarisë: 1501090004084646

Swift code: RBKOXKPRXXX

Raiffeisen Bank KOSOVA

Shpërndajeni tani, jepni kontributin tuaj!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img