16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Besnik Bislimi nervozohet me Jeta Xharrën: Ne nuk shkojmë në veri kur do ti

Ndonëse, zv.kryeministri vjen nga partia që sa ishte në opozitë kërkonte gjithmonë ndërhyrjen e shtetit në parregullsi, Besnik Bislimi, si pushtetar, tregon se nuk është aq i lehtë intervenimi në Veri. Ai madje akuzon gazetaren se po e cyt për krijim të tensioneve.

Duket sikur një sekret publik, që në Veri, aty ku shtëpitë nuk paguajnë për energji elektrike, bëhet mihja e kriptovalutave, proces që konsiderohet se harxhon tepër shumë rrymë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është revoltuar kur gazetarja Jeta Xharra ka insistuar për të marrë një përgjigje se pse, edhe pasi janë bërë publike raportimet për keqpërdorim të energjisë elektrike në Veri, shteti nuk ka barë asgjë.

Bislimi ka thënë se nuk janë punonjës të portalit kallxo.com, për të shkuar në Veri, kur të thotë gazetarja Xharra.

Transkripti nga intervista e Bislimit:

Bislimi: E kam një përshtypje që krejt pyetjet tua janë pse s’po ndërhyni këtu, pse s’po shkoni këtu, si ne vetëshërbim, merer këtë, hin merre ketë.

Xharra: Sikur shërbim përnjëmend… ju qeveria jeni shërbyes të popullit… përnjëmend po të trajtoj si shërbyes të popullit, pse s’po i kryni punët?

Bislimi: Ti s’po më thu pse s’po ia ofron këtë popullit, por më thu pse s’po ndërhyn këtu, pse s’po ndërhyn këtu; Pse s’po krijon tensione këtu, pse s’po krijon tensione këtu? Në atë moment që filluam ne me tabelat, të njëjtat media na thonin “tensione, pse s’po koordinoheni”.

Xharra: Si qytetare e kam parë Vetëvendosjen se ka me i ndalë hajnat, e njerëzit janë duke e vjedhur rrymën secilën herë e ma shumë me Bitcoin-a. Qe, këta hajna që po vjedhin në kohen tuaj, që s’janë serbë krejt, shqiptarë, edhe ata në Suhodoll po vjedhin, po t’ves pse s’po i ndjekni?

Bislimi: Jo vetëm në Suhodoll, por edhe në vendet e tjera… Problemi është duke u trajtuar prej disa dimensioneve. Në aspektin ligjor, për shembull, a është shkelje e të drejtave biznesore, a është problemi i vjedhjes së energjisë; a është problemi i importit të pajisjeve, pa i kaluar obligimet doganore. Për arsye se duhet me u adresu prej shumë komponenteve, në atë moment kur ndëryhet…

Xharra: Problemi nuk është entik, qe me thanë serbët, po i tutemi, është politik, duhet me shku në Bruksel

Bislimi: Nuk bre se nuk shkojmë për Bitcoin në Bruksel

Xharra: Mirë pse spo shkoni me bo aksion?

Bislimi: Kemi me shku bre, po nuk shkojmë na kur Jeta Xharra mendon që duhet me shku, shkojmë kur Ministria e Punëve të Brendhsme mendon që duhet me shku.

Xharra: Mirë, po ka 6 muaj që “Kallxo Përnime” e ka raportu.

Bislimi: Po nuk jemi punëtorë të kallxo.comit që me shku kur të thonë me shku.

Xharra: Nuk jeni punëtorë të kallxo.com por jeni punëtorë të qytetarëve. Kallxom a ka naj hajni të madhe që u zgjidhë qe 9 muaj, se unë s’po shoh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img