24.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin, politika shqiptare uron festën

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, një nga festat më të rëndësishme.

Kreu i qeverisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka uruar festën për të gjithë besimtarët.

“Gëzuar Fitër Bajramin”, shkruan Rama.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjithashtu ka dhënë një mesazh bashkimi e solidariteti.

“Pas përkushtimit e sakrificave të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, rritjes shpirtërore, lutjeve, faljeve, refleksioneve, durimit, shpërblehemi e kremtojmë bashkarisht Fitër Bajramin.

Shqipëria është një familje e madhe, në të cilën, cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njeri-tjetrin gëzimet, lutjet, bekimet, dëshirat dhe urimet për më shumë mirëqenie, dashuri, solidaritet e bashkim.

Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan Kryetarja Nikolla.

Presidenti Bajram Begaj zgjodhi Kavajën për të përcjellë urimet për të gjithë besimtarët. Kreu i shtetit e vuri theksin te harmonia fetare, ndërsa tha se kjo është vlerë e jashtëzakonshme që duhet ruajtur dhe promovuar.

Mesazhi i presidentit Begaj:

Nga Kavaja uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët ku jetojnë e punojnë gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Uroj nga zemra që agjërimi i muajit të Ramazanit ka përmbushur qëllimin e shprehjes së devocionit të besimtarëve përmes sakrificës!

Sakrifica në emër të besimit shpresoj të jetë shtysë për ne, për të bërë vepra të mira, për familjen, për shoqërinë dhe për kombin. Në fakt, kjo festë e Fiter Bajramit ka karakteristikë të veçantë solidaritetin dhe dashurinë. Dashurinë për njëri-tjetrin, dashurinë për Zotin. Sot në Kavajë gjeta veten, takova miq të rinj dhe të vjetër, të besimeve të ndryshme dhe ku më mirë se Kavaja tregohet kjo harmoni fetare.

Bashkëjetesa dhe harmonia fetare për të gjithë kombin tonë është një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar. Të eksportojmë atë vlerë që është më e mira.

Populli shqiptar e ka treguar me vepra që e përkrah të ndryshmen. Kemi pritur refugjatë afganë, kemi pritur refugjatë ukrainas, kemi hapur dyert tona në ditë të vështira, pse jo edhe në këtë ditë të bëjmë një thirrje që të ndihmojmë ata që janë më të pamundurit, ata që kanë nevojë për më shumë.

Gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Uroj për të gjithë shqiptarët, mirësi në jetën e tyre!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img