17.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Berisha kërkon lirimin e sulmuesit të tij: Autori i vërtetë është Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është tërhequr nga protesta, edhe pse u plagos në fytyrë pasi u qëllua me grusht nga një 31-vjeçar.

Berisha është shfaqur në podiumin e protestës pranë Hotel “Dajtit”, me shenja në hundë dhe faqe, duke mbajtur fjalimin e planifikuar për plot 30 minuta.

Gjatë fjalës së tij, Berisha i është drejtuar gazetarëve europianë dhe amerikanë të hetojnë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Në fund të fjalës së tij, Berisha ka kërkuar që policia të lirojë 31-vjeçarin që e qëlloi me grusht, duke thënë se autori i vërtetë është Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Për ne është një rast shumë i veçantë t’u shprehim atyre mirënjohjen tonë më të pakufijshme për ndihmën e gjithanshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto dekada. Prania e tyre është mbështetja më e madhe për të gjithë shqiptarët. Ky samit është një mbështetje për PD dhe për vlerat e saj demokratike. Zoti i bekoftë kombet dhe vendet tuaja.

Të gjithë sa jemi këtu, shqiptarët kudo janë, jemi shumë mirënjohës për nderin e madh që iu bë Shqipërisë duke zgjedhur Tiranën për këtë samit. Por jemi edhe fatkeq me njeriun që na përfaqëson, i cili duhet të ishte para drejtësisë. Ky samit është një mundësi e artë që shqiptarëve t’u dëgjohet zëri. Nuk jemi këtu në një manifestim festiv siç do të dëshironim të ishim. Por jemi këtu që të dëgjohet edhe zëri i popullit opozitar.

Sot nga ky shesh le të zotohemi ne se pa votën e lirë nuk ka dhe nuk do të ketë demokraci pa votën e lirë. Edi Rama ka sulmuar medie, ka mbyllur me dhunë televizione. Ai është i padenjë të qëndrojë sot në atë Samit. Edi Rama kurrë nuk kërkoi falje për aktin prej xhelati të babait të tij.

Shqipëria është në rrezikun më të madh ekzistencial të saj, ne do ta shpëtojmë atë. Në Shqipëri, në pushtet është mafia. Zonja dhe zotërinj, të nderuar gazetarë të mediave të huaja, rama përdor të gjitha format e korrupsionit, ekonomik, erotik, politik. Ai përdor krimin e organizuar, në Shqipëri, në të katër anët e saj thonë po takove Ramën kontrollo xhepat, se ai ose të ka lënë ose të ka marrë diçka në xhep. Ai blen vota, deputetë, politikanë, deri te drejtues opozitësh. Ai blen deklarata te zyrtarë ndërkombëtarë, te ambasadorë. Mediat në Europë dhe atyre amerikane u bëj thirrje, investigoni Edi Ramën, investigoni atë që ndodh në Shqipëri.

Ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë të pamposhtur. Mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare kurrë nuk do të na mposhtë. Prandaj ftoj mediat investigative europiane dhe amerikane të hetojnë. Qytetarëve europianë iu bëj thirrje, ju sot i njihni shqiptarët si njerëz të gomoneve. Eksodi është për shkak të vjedhjes më të madhe që po u bëhet atyre nga qeveria më e korruptuar e Europës.

Së fundmi le t’i themi policisë, liroje fatkeqin, se është një mjeran që ka shitur veten. Ka vetëm një autor dhe arkitekt, ky është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokra dhe përralla se autori i vërtetë është i ulur në samit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img