19.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Berisha-deputetëve të VV-së: Ju e kishit ba me kesh e me u hingëriz ama unë kom me ju majt për fjalëve

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, sot në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se në rast se themelohet Asociacioni i Komunave me shumic serbe do të përdoret nga Serbia si vegël për të destabilizuar Kosovën.

Ai ka thënë se distancohet nga një marrëveshje në të cilën përfshihet edhe themellimi i Asociacionit.

“Nëse duhet me u bo diçka, po i lajm na gabimet tona qitash. Po mos te bajm me ia lan edhe ni bisht Kosovës, në mënyrë që f’mija tonë mos me u marrë me qito probleme që jemi tu u marrë na qitash mas 3-4 apo pesë vjete. Distancohna dhe mendoj që kjo është marrëveshje e keqe”, ka deklaruar ai.

Berisha gjithashtu ka “polemizuar” me deputetët e opozitës.

“Deputetëve të Vetëvendosje iu kom than që personalisht kom me ardh me ju vetë diçka te shpija. Se ju e kishit ba me u hingëriz e me kesh, kishe kjo nuk është kurgjo, po unë kom me ju majt për fjale”, ka thënë Berisha

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img