23.6 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Bellingham dënohet me dy ndeshje moslojë

Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, është denuar me dy ndeshje moslojë, për shkak të sjelljeve të tij ndaj gjyqtarit kryesor, kur mori kartonin e kuq pas përfundimit të ndeshjes kontraversale ndaj Valencias, me Mbretërit që morën një barazim 2:2.

Reprezentuesi anglez mori një karton të kuq për debatin me gjyqtarin Jesús Gil Manzano, i cili tashmë kishte përfunduar ndeshjen disa momente përpara se Bellingham të shënonte atë që do të ishte goli për fitoren e takimit.

Raporti i gjyqtarit pas ndeshjes tha se Bellingham kishte treguar një “qëndrim agresiv” dhe dyshohet se kishte bërtitur “Është një f**king gol” në mënyrë të përsëritur.

Jude Bellingham Real Madrid Valencia

Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit i dha të mërkurën Bellingham një ndalim me dy ndeshje — minimumi i mundshëm për shkeljen, sipas rregullave të tij, për atë që e quajti “qëndrime mosrespektimi ose mungesë konsiderate ndaj gjyqtarit”, me një 700 euro gjobë për klubin dhe 600 euro për lojtarin.

Në dëshmi të komitetit, Madridi argumentoi se Bellingham nuk kishte shfaqur një qëndrim agresiv, tha se lojtari kishte folur vetëm një herë me gjyqtarin dhe mohoi që fjalët e tij të ishin ofenduese ose fyese.

Komiteti zbuloi se klubi nuk e kishte vërtetuar çështjen e tyre pa dyshim bazuar në provat e paraqitura, dhe kështu organi duhej të pranonte interpretimin e gjyqtarit për sjelljen e Bellingham.

Vinicius Jr Jude Bellingham Real Madrid 2023-24

Bellingham do të mungojë në ndeshjet e Madridit në La Liga kundër Celta Vigos të dielën dhe Osasuna më 16 mars, duke u kthyer për ndeshjen e tyre me Athletic Club më 31 mars.

Ai do të luajë për Madridin në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve të mërkurën, pasi ata presin RB Leipzig, ku janë në epërsi per një goli nga ndeshja e parë.

Bellingham është gjithashtu një karton i verdhë larg një pezullimi të mundshëm me një ndeshje në Ligën e Kampionëve pasi ka marrë dy tashmë këtë sezon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img