14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Haxhiu: Votimi i demarkacionit i hap Kosovës rrugë evropiane dhe lëvizje të lirë të qytetarëve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se askush në këtë Kuvend nuk është duke dhënë tokë të Kosovës për liberalizim të vizave. Ai ka thënë se me votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, Republika e Kosovës dëshmon se është e gatshme të merr obligime ndërkombëtare, dhe se nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve të saj që e kanë njohur shtet sovran dhe të pavaruar. Haxhiu tutje tha se zgjidhja e problemit të demarkacionit, Kosovës i hap rrugën evropiane dhe në këtë rrugë do të jetë edhe lëvizja e lirë e qytetarëve

Fjalimi i plotë i tij në Kuvend :

Të nderuar kolegë deputetë,

Fillimisht me vjen mire që për këtë temë per herë të parë pas pothuajse tri viteve po na jepet mundësia që të japim qëndrimin tonë lirshëm pa presion, pa tym e gaz, sot në këtë tempull të demokracisë.
DISKUTIMET, debatet , replika e kundër replikat sot për temën e demarkacionit edhe të atyre deputetëve që janë dënuar nga gjykata për hedhje të gazit lotsjellës, të cilët dhunan fjalën e lirë, na e pamundësuan debatin që në raportimin e parë të ish kryeministrit, konfirmon se metodat e tilla kanë qenë tërsisht të panevojshme, të pa arsyeshme, sepse edhe atëherë sikurse sot kemi mundur të debatojmë dhe të arrijmë konsensusin e nevojshëm për këtë çështje dhe Kosova të mos mbetej peng i kësaj teme për rreth tri vite dhe qytetarët e saj të izoluar.
Kur flas për izolimin mendoj të pengesat që ka shkaktuar tema e demarkacionit për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe proceset tjera integruese evropiane.

Të nderuar, këtu dua të sqaroj një fakt se askush në këtë Kuvend nuk është duke dhënë tokë të Kosovës për liberalizim të vizave siç po tentohet të mashtrohet një pjesë e opinionit.
Pra me votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, Republika e Kosovës dëshmon se është e gatshme të merr obligime ndërkombëtare, dhe se nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve të saj që e kanë njohur shtet sovran dhe të pavaruar.
Prandaj zgjidhja e problemit të demarkacionit, Kosovës i hap rrugën evropiane dhe në këtë rrugë do të jetë edhe lëvizja e lirë e qytetarëve.

Të nderuar..
Rruga evropiane e Kosovës nuk mund të mbetet peng e padrejtësive historike që u janë bërë shqipëtarëve në shekuj,  dhe në ish Jugosllavi, cka do të thotë se nuk mund të rrezikojm raportet tona me alelatët dhe partnerët strategjik për vijën kufitare që është shënjuar jo në vitin 2015 por në vitin 1947, nga Komisoni i udhëhequr nga Milovan Gjilasi i cili ka shënjuar atë vijë kufitare pas ndarjes admistrative të Republikave të ish Jugosllavisë, pra ajo vijë kufitare pas Luftës së Dytë Botërore është shënjuar në mes të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Malit të Zi pa prezencën e shqiptarëve.

Është fakt i ditur që historia nuk ka qenë e drejtë me Ne në shekujt e kaluar, por se ne nuk mundemi ta mbajmë peng të ardhmen e Kosovës për shkak të atyre padrejtësive që na janë bërë ndër shekuj. 
Komisioni i udhëhequr nga Meha, Komsioni ndërkombëtar i ish presidents Jahjaga dhe Komisoni I Akademisë së Shkencave vërtetojnë se vija kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi e shënjuar nga Gjilasi dhe e konfirmuar në Kushtetutën e vitit 1974 dhe në marrëveshjen e Kumanovës të vitit 1999 është e njëjta, e pandryshuar.

Pra, të jemi të qartë tokat shqiptare nuk shtriheshin vetëm deri në Kullë e Qakorr por edhe në Plavë e Guci deri në Ulqin e Dalmaci, bile po befasohem se si këta që me demek e kanë kap “bajrakun e patriotizmit” pse po ndalen në Qakorr e nuk po kërkojnë që padrejtësia historike ndaj shqiptarëve të korrigjohet në tërë Gadishullin Ballkanik.

Nuk e kam ndërmend të bëjë vlerësime mes Komisioneve shtetërore për shënjimin e vijës kufitare, por si deputet me duhet të them një gjë që me ka brengos jashtëzakonisht shumë në një tentativë nga Komisoni i udhëhequr nga z.Bulliqi që për shënjimin e vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi ka kërkuar të përdorej kriteri: “kontrollit efektive të territorit”, bazuar në disa fakte që ata i kanë paraqitë për mirëmbajtje të rrugëve , ruajtje të pyjeve dhe bagëtive, por jo në fakte pronsore të pranueshme kadastrale.

Të nderuar deputetë, të nderuar qytetarë të Kosovës,

Nese autoritet e Kosovës insistojnë me apliku këtë kriter “kontrolli efektiv i territorit”, me u qu në këmbë krejt Serbia dhe Rusia bashkë nuk kishin ditë ma keq me mendu e me vepru për këtë vend … se sa kanë bërë këta të Komisionit Bulliqi.

Sepse po të merrej për bazë një kriter i tillë për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi e jo ai kadastral, më pas kur do të vinim të demarkacioni me Serbinë , ky kriteri Bulliqi, ” i kontrollin efektiv te territorit” do të i krijonte Serbisë favore të mëdha, sepse me këtë kriter Serbia do të kërkonte vendosjen e kufirit në hapësirën që ka pas kontrollin efektiv edhe pas luftës së vitin 1999 dmth në veri deri të Ura e lumit Ibër ngase Serbia me institucionet e saj paralele kishte kontroll efektiv të atij territori deri para disa viteve kur u shuajtën një pjesë e struktuarve paralele dhe u ri vendosën pika kufitare 1 dhe 31.

Të nderuar kolegë deputetë,

Është mëse e vërtetë se tani marrëveshja mes presidentit të Republikës së Kosovës dhe atij të Malit të Zi jep një mundësi të korrigjimit të padrejtësisë historike të asaj pjese të territorit tonë e cila pas luftës se dytë është shkëputur nga ne.
Të kuptojmë një fakt, se këtu në këtë Kuvend jemi përfaqësues të qytetarëve, për të ju ndihmuar atyre dhe për të ua lehtësuar jetën dhe jo për të ua vështirësuar atë.
Ata, sot sytë i kanë nga ne dhe po kërkojnë që këtë problem ta zgjidhim e ta votojmë demarkacionin në mënyrë që t’i hapim vendit rrugën evropiane.
Folklorizmat dhe qjerrjet patriotike të disave këtu, që kanë vendos pllakate e tabela në kufi me Malin e Zi u panë posa ka ardhë policia e Malit të Zi, jo që nuk janë ndal në Çakorr, por as Peja nuk i ka ndal deri në Prishtinë. 
Patriotizmin dhe trimëritë të matura i kemi gjithë secili këtu, dhe qytetarët nuk janë të intersuar t’i dëgjojnë ato, ata po kërkojnë votim për demarkacionin problem ky që po e mban peng të ardhmen e tyre.

Ne si ligjvënës por edhe si subjekte politike paralamentare kemi për obligim të ruajmë partneritetin me BE dhe SHBA-në , ne nuk guxojmë të lejojmë që ambiciet ruse për destabilizim të rajonit të zënë vend dhe të propagandohen si të mira për këtë vend.
Se elementi serb dhe rus është htw shumë i angzhuar në problematikën e demarkacinit e vërteton edhe fakti se posa u arrit marrëveshja mes dy presidentëve. Ishte opozita pro serbe në Mal të Zi që kërkoi të fillonte trazira atje, dhe ishte një i dekoruar i Millosheviqit ai që sulmoi Ambasadën e Amerikës në Podgoricë.
Prandaj faktet janë të njohura, pozicionimet tani më po shihen, prandaj le t’i thërrasin mendjes për interesin e qytetarëve. 
Ne jemi këtu me votat e qytetarëve, andaj le të jetë vota e jonë pro demarkacionit pro interest të qytetarëve, pro Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img