22.6 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Haxhiu: Të jemi unik për të ardhmen e arsimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka theksuar se është shumë me rëndësi që sot në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për gjendjen në arsim.

Ai nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se “çështja e arsimit duhet të na bashkoj, pavarësisht dallimeve politike, fetare ose sociale”.

“Konsideroj se duhet të jemi unik për të ardhmen e arsimit dhe për objektivat se ku duhet të orientohet ai”, ka thënë Haxhiu.

Sipas tij, arsimi në të gjitha komunat e Kosovës mbetet ende i ndikuar nga politika, duke shtuar “se me gjithë mbështetjen e MASHT-it dhe donacioneve në sferën e arsimit, rezultatet e PISA-s janë dëshpëruese, gjë e cila tregon se diçka nuk po funksionon në sistemin e arsimit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img