21.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Behrami për Kurtin: Po mendon që është komandant i KFOR-it, është mirë m’i tregu dikush që është kryeministër

Analisti Artan Behrami në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se “ai po mendon që është komandant i KFOR-it”.

“E njëjta ndodhi tash me Iranin ku e mbledhi Keshillin e Sigurisë edhe kryeministri spo flet më si kryeministër, unë spo di kur i lexova përmbajtjen e komunikatës mendova që është KFOR-i, ai po mendon që është komandant i KFOR-it, është mirë mi tregu dikush që ti je kryeministër i Kosovës. Për KFOR dhe NATO është tjetër kush përgjegjës. Ne nuk jemi lojtarë gjeopolitik, Kosova është një shtet që ka vetëm një fuqi, ka aleatë. As s’kem armatim e ushtri si Izraeli, as nuk kemi infrastrukturë dhe kerkush nuk kërkon nga ne”, tha ai në “Pressing”.

Kontekst: Sulmi i Iranit ndaj Izraelit parmbrëmë ka bërë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar “implikimet e mundshme për apqen dhe sigurinë globale rajonale”.

Në komunikatën për media u bë e ditur që është diskutuar edhe për atë që sulmi iranian u krye me dronë iranianë Shaheed, armë këto që i posedon edhe Serbia,

Sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim iranian. Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaqë sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img