17.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Bëhet sërish virale videoja kur shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh

Pamjet mahnitëse të një shqiponje që mbërthen në kthetrat e saj një peshkaqen janë bërë virale në rrjet.

Në video, duket shpendi grabitqar, që afrohet në breg të një deti në Tenesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kap peshkaqenin dhe vazhdon fluturimin. Gjitari tundet në ajër, por shqiponja e mban të mbërthyer.

Pamjet e filmuara nga një qytetar nga kati i 17-të i një godine pranë bregut, i përkasin vitin 2020. Por një ripostim në “Twitter”, bëri që momenti magjepsës të tërhiqte sërish vëmendjen e ndjekësve. Mbi 5.5 milionë përdorues të “Twitter” kanë parë videon këto ditë dhe mbi 5800 të tjerë i kanë bërë “retweet”.

“E mahnitshme dhe e frikshme në të njëjtën kohë”, komentoi një përdorues. “Gjëja më e mahnitshme që kam parë këtë javë“, tha një tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img