20.5 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Begaj: Do të vijojnë të mbrojmë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 75-vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut u shpreh se kjo deklaratë është ideali i përbashkët, për të cilin luftojnë ta arrijnë të gjithë popujt dhe kombet.

Begaj u shpreh se do të vazhdojnë të mbrojnë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi, përcjell Klankosova.tv.

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dokumenti themelor që ka shenjuar historinë e të drejtave të njeriut, përkon sot me 75-vjetorin e krijimit.Deklarata e të Drejtave të Njeriut është ideali i përbashkët, për të cilin luftojnë ta arrijnë të gjithë popujt dhe kombet, që në mënyrë të sigurt çdo individ të gëzojë i barabartë dhe pa diskriminim liritë dhe të drejtat themelore njerëzore”.

“Është një përkim i bukur që në 75-vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB. Institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë dhe promovojnë të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë”, ka shkruar Begaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img