11.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Bedri Hamza mund të jetë kandidat i PDK’së për Mitrovicën

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza ka folur sërish rreth kandidaturës së tij të mundshme për kryetar të komunës së Mitrovicës.

Hamza në DPT te Fidani në T7 tha se ai është një prej emrave që ka mundësi të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës.

Ai tha se për këtë duhet të vendos edhe dega e PDK-së në Mitrovicë dhe të merret miratimi nga strukturat në nivelin qëndror.

“Janë caktu disa kandidatë në disa komuna, jemi duke kryer matje, besoj që shpejt do të përfundojmë. Nuk dëshriojmë me hy në një proces pa e ditë ku po hyjmë, prandaj presim rezultatet e matjeve”, tha Hamza.

“Besoj që shpejt do të definohet edhe për Mitrovicën pasi nuk kemi edhe shumë kohë. Unë jam një prej emrave që ka mundësi që jam kandidat për kryetar të Mitrovicë. Por fillimisht duhet me vendos dega dhe kërkohet miratimi prej strukturave në nivelin qendror”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img