18.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Bebe Rexha shfaqet joshëse nën tingujt e këngës së saj të re “Call On Me”

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, në vetëm pak ditë do të publikojë albumin e saj më të ri, “Bebe”.

Përkatësisht më datë 28 prill ajo ka njoftuar fansat e saj se albumi i tretë në karrierën e saj do të jetë gati me plot këngë të reja, disa prej të cilave veçse janë publikuar tashmë.

Njëra prej tyre është “Call On Me” të cilën ajo e lansoi së fundmi, e cila tashmë është bërë një hit mëvete në rrjetin social TikTok.

Vet 33-vjeçarja përmes një videoje të publikuar së fundmi, mund të shihet duke vallëzuar nën ritmet e kësaj kënge, ndërsa duket mjaft atraktive.

Bebe Rexha përndryshe ka publikuar edhe dy këngë të tjera nga albumi “Bebe”, të cilat janë “Heart Wants What It Wants” dhe super-htin “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Pjesë e albumit do të jenë edhe dy bashkëpunime me emra të suksesshëm të muzikës si Snoop Dogg dhe Dolly Parton.

Ajo ka të edituara në treg edhe dy albume të tjera shumë të suksesshme, “Better Mistakes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img