11.9 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Bebe Rexha flet për herë të parë ‘pa doreza’ për muzikën e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka treguar disa gjëra në lidhje me muzikën e saj që nuk kanë qenë të ditura deri më tani.

Në një intervistë për Billboard, ajo ka thënë se videoja e saj e preferuar është ajo e këngës “Sacrifice” e cila ishte e inspiruar nga filmi “Blade”.

“Unë dhe shoqet e mija shkojmë të hakmerremi ndaj një personi shumë të keq” ka thënë Rexha.

Ajo tutje ka treguar se procesi i incizimit të këngëve të saj gjithmonë ndryshon në momentet e fundit, pasi gjithnjë i ndodhë diçka rrugës dhe dëshiron të shkruajë rreth asaj që i ndodh.

“Këngët më të suksesshme të mijat janë ato të cilat i kam filluar t’i punojë pa askënd, vetëm me piano”, është shprehur këngëtarja.

Ylli gjithashtu ka thënë se i pëlqen shumë të performoj në Amsterdam, por edhe kur ka kënduar në Japoni dhe i pëlqen të takojë shumë njerëz nëpër botë. Albumi i saj i parë është quajtur “Expectations” bazuar në një këshillë që i kishte dhënë menaxheri duke i thënë se “gjëja më e mirë në jetë është të mos kesh pritshmëri”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img