12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Beatrix Ramosaj publikon këngën “Faj” dedikuar Donaldit: Tani mund të dëgjoni anën time të historisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë shumë e komentuar këto javë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.

Lidhja që krijoi brenda shtëpisë me aktorin Donald Veshaj, bëri që ajo të përballet edhe me paragjykime, nga ata fansa që Donaldin e shihnin të përkryer si partner të ish-të dashurës, prezantueses Bora Zemani.

Sido që të jetë, pas daljes Ramosaj ka reflektuar dhe ka parë se si është parë lidhja e saj me Donaldin nga jashtë, duke bërë Ditë më parë një rrëfim emocional në rrjetet sociale.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj (Foto: Top Channel)

Ndërkohë, në të njëjtën kohë ajo duket se ka përgatitur edhe një këngë të re, e cila i dedikohet tërësisht aventurës së Big Brother VIP dhe në veçanti lidhjes me aktorin.

“Faj” mban titullin kjo këngë e cila është ritmike në sensin e baladës dhe është shkruar nga vet ajo dhe Albani.

Beatrix publikoi një pjesë të këngës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Tani mund të dëgjoni anën time të historisë”.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm me audio dhe tekst, gjersa për orkestrimin është kujdesur producenti Marko Polo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img