25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Barrikadat në veri, a ka shkuar ministri i Mbrojtjes për festat e fundvitit në Norvegji?

Situata e sigurisë në veri të vendit po vazhdon të jetë e tensionuar, në ditën e 19 të vendosjes së barrikadave në këtë pjesë të vendit.

Mbrëmë u mbyll edhe pika kufitare në Mardare, nga ana e Serbisë, duke pamundësuar kështu hyrjen e bashkudhëtarëve që ia kanë mësy Kosovës për festat e fundvitit.

E dikush që do të duhej të ishte në krye të misionit, si udhëheqës i një institucioni ndër më të rëndësishmit të vendit kur flitet për sigurinë, pikërisht për këto festa ka zgjedhur të udhëtoj mijëra kilometra larg, për në Norvegji, në një kohë kur situata në veri është e tensionuar dhe ka rrezik të madh eskalimi.

Ministri që udhëheqë me Ministrinë e Mbrojtjes, Armend Mehaj, sipas burimeve të Front Online, ditë më parë ka udhëtuar në prag të Krishtlindjes për në Norvegji tek familja e tij, ku pritet t’i kaloj edhe festën e Vitit të Ri në këtë shtet skandinav.

Ministri Mehaj nuk është parë i pranishëm as sot në mbledhjen e Qeverisë. Atë në mbledhjen e ekzekutivit e ka zëvendësuar zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Front Online ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes por ata nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit lidhur me këtë çështje.

Nga ana tjetër, Serbia çdo ditë po provokon se do ta sjellë ushtrinë në kufi me Kosovën.

Një hap të tillë duket se e ndërmori edhe të martën e 27 dhjetorit.

Beogradi e vuri ushtrinë në një gjendje të shtuar gatishmërie për shkak të tensioneve me Kosovën.

“Forcat e armatosura serbe janë në ‘nivelin më të lartë” të gatishmërisë’, ka deklaruar ministri i mbrojtjes serb Milos Vuçeviq.

Ndërkaq në Kosovë po bëhet thirrje që të hiqen barrikadat.

Institucionet e sigurisë kanë shtuar kapacitetet në veri të vendit, ndërkaq ministri i Mbrojtjes e ka lënë ministrinë për t’i kaluar festat e fundvitit në një shtet tjetër, në kohën kur kërcënimet nga Serbia janë rritur dhe gjendja është mjaftë e tensionuar.

Herën e fundit kur ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie të shtuar ishte në muajin nëntor pasi qeveria serbe pretendoi se disa dronë kishin hyrë në hapësirën ajrore serbe nga Kosova.

Më 10 dhjetor, serbët në Kosovën veriore ngritën barrikada për të protestuar kundër arrestimit të një ish-polici, i dyshuar si i përfshirë në sulmet kundër policëve shqiptarë.

Bllokada përkoi me një rritje të të shtënave të raportuara së fundmi, më e fundit të dielën, sipas forcës paqeruajtëse në Kosovë, KFOR.

Përmes një deklarate të hënën ministri i mbrojtjes Milos Vuçeviq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka dhënë urdhër që kapaciteti i forcave e armatosura speciale të rritej nga 1500 në 5000./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img