12.5 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Barka me emigrantë përmbytet afër Turqisë, shtatë fëmijë në mesin e 22 viktimave

Të paktën 22 njerëz, përfshirë shtatë fëmijë, janë mbytur në ujë, pasi një barkë gome me emigrant u përmbyt afër provincës veriperëndimore të Turqisë, Çanakale, tha të premten zyra e guvernatorit lokal, duke shtuar se po vazhdonin përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Kjo zyrë tha se një aeroplan, dy helikopterë dhe gjithsej 18 marka të rojës bregdetare e të autoriteteve të tjera të shpëtimit janë përfshirë në përpjekjet për kërkim-shpëtim, bashkë me 502 pjesëtarë të personelit, raporton agjencia “Reuters”.

Në pamjet nga porti Kabatepe shihet një barkë që po merrte pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit duke u kthyer në port me qese trupash në të. Punëtorët shëndetësorë dhe personeli i sigurisë mund të shiheshin duke i bartur qeset me trupa nga barka drejt autoambulancave që po prisnin aty.

Më herët, guvernatori i Çanakale-s, Ilhami Aktas, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu” se katër emigrant të shpëtuar janë dërguar në spital.

Ai shtoi se nuk qe menjëherë e qartë se sa emigrantë ndodheshin në barkë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img