17.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Bardhi thotë se kënga “Betohemi” i është dedikuar ish-të dashurës

“Betohemi” është një nga hitet e reperit Bardhyl Idrizi, me të cilin njëherësh ka bërë debutimin në skenën muzikore shqiptare.

Kënga, e publikuar në shtator të vitit që lamë pas, u shndërrua në një nga të preferuarat e publikut.

Sidoqoftë, reperi nga Kumanova ka qenë së fundmi i ftuar në ’60 sekonda’ të Prive ku ka treguar se kujt i është kushtuar “Betohemi”.

Bardhi (Foto: YouTube)

“Kujt iu ke betuar”, ka qenë pyetja drejtuar Bardhit, i cili thotë ‘femrës që e ka pasur por me të cilën nuk është më’.

Duke e pyetur më tej për identitetin, artisti ka preferuar që ta mbajë privat duke mos zbuluar asgjë më shumë.

Projekti u lansua për herë të dytë në nëntor të 2020, pasi ishte fshirë njëherë dhe tanimë ka arritur të mbledh mbi 11 milionë klikime.

Bardhi deri më tani ka publikuar edhe një sërë projektesh tjera të suksesshme si: “Diva”, “Lot”, “Do të doja”, etj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img