19.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Buy now

spot_img

Bardhi publikon këngën e re “Ajo”

Këngëtari Bardhi, ka sjellë edhe një këngë tjetër për të gjithë admiruesit e tij.

Pas aventurës së tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3, ku jo vetëm që spikati me personalitetin e tij, por gjithashtu e gjeti dashurinë, këngëtari vijon të jetë një figure kyçe në skenën muzikore.

Kënga “Ajo” vjen bashkë me një videoklip artistik.

Në klip, Bardhi shfaqet krah një modeleje, duke transmetuar një energji të veçantë.

Kënga është marrë shpejt në zemër nga fansat dhe pritet të bëhet një nga hitet e sezonit.

Ky lançim i ri muzikor nga Bardhi vjen në një periudhë të mbushur me ndryshime pozitive për artistin.

Ai është shumë aktiv në muzikë që nga dalja nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe tani po përgatitet për një ndryshim edhe më të madh në jetën personale.

Bardhi dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni, e njohur gjithashtu nga BBVIP Albania 3, janë në pritje të një fëmijës, duke bërë këtë periudhë edhe më të veçantë për çiftin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img