21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona për herë të parë konfirmon kontaktet me Messin për rikthim

Barcelona dhe Messi është një dashuri e jashtëzakonshme në futboll.

Klubi i dha gjithçka futbollistit dhe ky i fundit ia ktheu në të njëjtën mënyrë.

Rrugët e tyre u ndan dy vite më herët, por tani ka një mundësi ribashkimi.

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Ruste ka konfirmuar për herë të parë kontaktet për të ri-nënshkruar me Messin.

“Kemi qenë në kontakt me kampin e Leo Messit. Leo e di se sa shumë e vlerësojmë atë dhe do të doja shumë që ai të kthehej këtu. Me siguri Leo Messi e do Barçën dhe qytetin, kështu që shpresojmë të gjejmë kushtet e duhura për të vazhduar historinë e tij këtu” ,tha ai.

Kujtojmë se Messit i skadon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img