18.3 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Las Palmas, Gundogan është heroi

Barcelona ka arritur që të regjistrojë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Las Palmas, të arritur krejt në fund të ndeshjes.

Skuadra katalanase ka triumfuar me rezultat 2-1, duke përmbysur rezultatin ndaj skuadrës vendase.

Vendasit zhbllokuan të parët sfidën përmes sulmuesit Munir El Haddadi, i cili realizoi në minutën e 12-të dhe me këtë gol u vendos edhe 45 minutëshi i parë i këtij dueli.

Në pjesën e dytë, Barcelona mori iniciativën dhe barazoi shpejt shifrat, duke e arritur këtë përmes sulmuesit Ferran Torres, i cili shënoi në minutën e 56-të.

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme nga Barcelona për të shënuar të dytin, rrjeta vazhdonte të mbetej e paprekur, deri në kohën shtesë kur ndodhi ‘mrekullia’ për blaugranasit.

Një shtytje ndaj Ilkay Gundogan nga mbrojtësi i Las Palmas bëri që gjyqtari të vendosë për një 11-metërsh, dhe përgjegjësinë e mori pikërisht ai që e fitoi.

Mesfushori turko-gjerman u tregua tejet i saktë nga pika e bardhë, duke gjuajtur saktë në këndin e majtë të anës së tij, për të mposhtur portierin kundërshtar dhe fituar ndeshjen skuadrës së tij.

Barcelona rikthehet te fitorja pas dy ndeshjeve pa fitore, duke u ndodhur në pozitën e tretë në tabelë me 41 pikë, 7 më pak se dy kryesuesit e ligës, Real Madrid dhe Girona, të cilët ndajnë dy vendet e para me nga 48 pikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img