13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona dyfishin e titujve të Real Madridit

Që prej debutimit të Lionel Messit për Barcelonën, gjiganti katalan i ka fituar plot 32 tituj. Rivali i tij, Real Madridi, përkundër konkurrencës së madhe ndërmjet vete, ka fituar gati dy herë më pak tituj.

Fitorja 4-2 ndaj Deportivo La Corunas ia siguroi Barcelonës titullin e shtatë në 10 vitet e fundit, dhe ishte het-triku i Messit që e bëri këtë të mundur.

Në fakt, që prej se Messi e siguroi vendin e titullarit në ekipin e parë gjatë sezonit 2004-05, ka qenë e rrallë për katalanët ta përfundonin sezonin pa trofe.

Kabineti i tyre është rritur çdo herë e më i madh… aq i madh saqë ata i kanë fituar 32 tituj në 14 sezonet e fundit, ose mesatarisht 2.29 tituj në vit.

Që atëherë, Barça i ka fituar nëntë tituj në La Liga, ndërsa Reali gjashtë. Valencia dy, derisa Atletico Madridi një.

Megjithatë, të gjithë nëntë titujt ishin fituar me Messin në skuadër, plus katër tituj në Ligën e Kampionëve, gjashtë në Kupën e Mbretit, tre trofe të Kupës së Botës për Klube, tre të Super Kupës Evropiane dhe shtatë të Super Kupës së Spanjës.

Gjatë periudhës së njëjtë, Real Madridi i ka fituar vetëm 18 tituj, gati përgjysmë më pak, dhe nuk është e padrejtë të thuhet se numri 10 i Barçës ka luajtur rol të madh në këtë. /Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img