15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Buy now

spot_img

Barazohet seria gjysmëfinale, Trepça triumfon në ndeshjen e dytë ndaj Prishtinës

Trepça e ka barazuar serinë gjysmëfinale të “Play-Offit” ndaj Sigal Prishtinës.

Ndeshja e zhvilluar sot në palestrën sportive “Minatori” u fitua nga vendasit me rezultatin 77:68.

Will Daniels me 20 pikë dhe Andrew Gordon me 12 sosh ishin dy basketbollistët më të dalluar në triumfin e mitrovicasve.

Te prishtinasit u dalluan Derrick Wilson me 19 pikë dhe Jan Palokaj me 12.

Trepça me këtë fitore e barazoi serinë gjysmëfinale në 1:1.

Ndeshja e tretë gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten e ardhshme, në Prishtinë.

Kujtojmë se skuadra që arrin tri fitore, kualifikohet për në finalen e madhe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img