Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fahri e Bahri Fazliut, ka komentuar para mediave bastisjen nga EULEX-i ditën e sotme.
Fazliu ka thënë se bastisja nisi në orën 07:00, dhe bëri të ditur se atij ia kanë marrë telefonin.
Ai ka bërë të ditur se banesa e tyre ka qenë bazë e UÇK-së deri në përfundimin e luftës. Sipas tij, ai nuk beson që bastisja të ketë ndërlidhje me rastin e krerëve të UÇK-së.
Deklarata e Fadil Fazliut:
Kah ora 7 u kanë, kanë ardhur brenda me kontrollu. Kanë kontrolluar, por nuk kanë marrë asgjë, nuk kanë pasur cka marrin. Sigurisht janë të porositur me marrë diçka, pasi ka qenë bazë e vjetër e luftës prej 88-89 sikgurisht ata shokët Salih Mustafa e të tjerët, kanë qenë në shtëpinë tonë sidomos në përvjetore. Ata kanë munduar që do të gjejnë diçka. Ka pasur libra.
Telefoni jem personal, telefonin e djalët nuk patën nevojë me marrë. Lap-topin tim. Nuk kanë pasur çka morën.
Nuk më kanë pyetur vetëm ka nejt si dëshmitar.
Kemi urdhër nga Gjykata Speciale për ta treguar banesën tënde. Kam qenë në vizitë në korrik, nuk besoj që lidhet pasi jemi shokë me Salih Mustafën.
Nuk e besoj sepse s’ka arsye. Vizita cdo përvjetor kanë ardhur gjithë, dhe s’kanë pasur me ardh me kontrollu diçka. Nuk patën arsye pse erdhën. Thanë kem nga gjykata e nxjerrën një dokument.
Nuk shkrujke, më shumë me emër tem, mundem me qenë i dyshuar, por jo në emër të vëllezërve. Telefoni është konfiskuar. Telefoni ka fotografi familjare.
Sjellja e tyre ka qenë korrekte, të gjitha dokumentet që i kanë marrë, librat, i kanë paluar. Përndryshe, ka qenë rutinore.
Asnjë temë. Pat dokumenta të LKÇK-së, pat fotografi të dëshmorëve, vetëm me kontrolluar e me gjet atë që mendojshin me gjet. Nuk e dimë cili është motivi. Mos po dyshon kush najsen.