16.7 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

Ballkani mbush arkat me para, ja sa ka fituar pas kualifikimit në grupet e Conference League

Ballkani ka kaluar në fazën e grupeve të Conference League, pasi ka eliminuar në play-off, skuadrë nga Bjellorusia, bate Borisov, me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Ky është viti i dytë radhazi që Kampioni i Kosovës siguron grupet e Conference League, shkruan IndeksOnline.

Krahas këtij suksesi, skuadra suharekase ka mbushur edhe arkat me para nga UEFA.

Në total, deri më tani Ballkani ka arkëtuar 4.8 milionë euro nga garat evropiane.

Vetëm kalimi në fazën e grupeve të Conference Leageu, i ka sjellur kampionit të Kosovës 2.94 milionë euro.

Ballkani fitoi 750,000 euro në fazën e play-offit, 550,000 euro në rrethin e tretë kualifikues, 350,000 euro në rrethin e dytë kualifikues të Conference League, ndërsa përfitoi 300,000 euro nga rrethi i parë kualifikues i Champion League, ku u eliminua nga skuadra e Ludogoretsit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img