14.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Serbia kishte qëllim shfarosjen biologjike të kombit shqiptar

Është përuruar libri më i ri Arsim Bajramit, i titulluar “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”.

Ky libër fakton anën juridike të gjenocidit të kryer nga ana e forcave ushtarake serbe në vendin tonë.

Anëtari i Akademisë së Shkencave tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se Serbia e ka përgatitur planin me shkekuj.

“Ka pasur plan të detajuar me të cilën ka pasur për qëllim shfarosjen biologjike të kombit shqiptar, deportimin e tij nga trojet etnike, shkatërrimin e pasurisë së gjithë qytetarëve dhe parandalimin e kthimit”, tha Bajrami në Klan Kosova.

Bajrami shtoi se Kosova është vonuar për padinë për gjenocid ndaj Serbisë, dhe për këtë shkak fajtorë jemi të gjithë.

“Kjo çështje s’ka qenë prioritet numër një pasluftës që deri në vitin 2005 ne ta ushtrojmë atë padi. Por, e mira e kësaj është që këto krime asnjëherë nuk parashkruhen”, ai në Info Magazine.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img