18.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami i reagon Mujës për grafikat e publikuara: Jeta e qytetarëve është rënduar për shkak të Qeverisë Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja pasi ky i fundit publikoi disa statistika për qarkullimin e bizneseve private.

Bajrami ka përmendur se Muja ka bërë krahasim me vitin 2020, vit i pandemisë, kur “kryeministri Kurti i kishte mbyllur bizneset”.

“Të jemi të qartë kjo Qeveri nuk e ka bërë as një veprim që do të ndikonte në rritjen e qarkullimit të bizneseve, përpos që e ka dyfishu tatimin në pronë. Qarkullimin në sektorin privat e ka rritë inflacioni (rritja e çmimeve) 11.6% në vitin 2022 dhe 4.9% në vitin 2023, që në kumulativ i bie çdo produkt është me i shtrejtë sot për 17% në mesatare e produkteve bazë të konsumit pothuaj u është dyfishu çmimi.”, ka thënë ajo.

Bajrami ka përmendur edhe të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës dhe Instituti GAP.

Këtë më se miri e dëshmojnë të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës, të dhënat e publikuara nga Instiuti GAP – rritja e kredive konsumuese prej 375 milionë euro sa ishte në vitin 2020 është rritë në 608 milionë euro në vitin 2023 apo 62% dhe rritje e mbitërheqjeve (overdraftit) nga 143 milionë euro në vitin 2020 ka shkuar në 471 milionë euro apo 229% në vitin 2023. Dmth. sot qytetarët marrin borxh (kredi & overdraft) për t’i përballu shpenzimet e tyre ditore.”, ka thënë ajo tutje.

Madje, sipas deputetes së LDK-së, realiteti jashtë grafikave është se jeta e qytetarëve është edhe më e rëndë “për shkak të paaftësisë së Qeverisë”

“Pres që grafet e ardhshme Armend Mujes me qënë për inflacionin 2020-2023 dhe çmimet e energjisë elektrike 2020-2023. PS. Shihni grafet e publikuara jo nga Armendi, por nga Instituti GAP.”, ka shkruar ajo në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img