18.3 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami i reagon Kurtit: Publikoni shifrat, sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej që jeni në pushtet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar, kryeministrit të Kosovës pasi kishte deklaruar se Kosova ka shënuar për mbi 400 mijë vende të punës të regjistruar si rezultat i politikave të tij.

Për kjo deklaratë Kurtit sipas Bajramit është e propagandë dhe manipulim me shifra.

“Manipulatorë të shifrave, a të flasim me trendë, sepse e vërteta është ndryshe nga propaganda: Me politikat e juaja të punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët”, ka thënë Bajrami.

“Trendi është rënës” , ka thënë ajo, duke kërkuar që Qeveria Kurti 2 t’i “publikoi shifrat, sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej që ju keni marrë të gjitha nivelet e pushtetit”.

“Sipas ATK-së  trendët e punësimit janë këto: dhjetor 2019: 331 811 të punësuar, dhjetor 2020: 356 909 të punësuar, d.m.th. 25 098 më shumë se në vitin paraprak. Dhjetor 2021: 378 385 të punësuar, d.m.th. 21 476 më shumë se vitin paraprak, ndërsa në korrik 2023 qenkan 404 965 të punësuar, d.m.th. 26 580 më shumë se një vit e gjysëm me parë.

“Me çka po lavdëroheni?”

“Derisa nga 21-26 mijë vende të reja të punës më herët janë krijuar për një vit, tani për një vit e gjysëm paskemi 26 580 vende të reja të punës më shumë”, ka shkruar Bajrami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img