4 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Bajram Gecaj akuzon Visar Ymerin ka bërë gjithka kundër Pavarësisë, e tash po del edhe kundër Kodit

Bajram Gecaj ka shkruar lidhur me deklaratën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje për kodin telefonik 383.

Gecaj është shprehur se Ymeri kishte lënë Kosovën një kohë si “Krahine Autonome” e pastaj ishte kthyer për të gëzuar lirinë.
Ky është postimi i plotë i Gecaj:
“VISAR YMERI DHE MENDËSIA E KRAHINËS AUTONOME
Imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), Visar Ymeri, paska thënë dje se kodi 383 i është dhënë “Krahinës Autonome të Kosovës”. Diçka e tillë vërtetë nuk është fare befasuese, pasi që ky imitues e kishte lënë një kohë Kosovën si “Krahine Autonome”, nuk kishte lëviz as gishtin për lirinë e saj, ishte kthyer pastaj të gëzoi frytet e Kosovës së lirë, dhe madje duke bërë çmos kundër vetëvendosjes dhe pavarësisë së saj. Dhe tani, këto deklarime provojnë qartë se, jo vetëm që kërkesa e tij për bashkim kombëtar është vetëm një farsë e radhës, por se ai ende ka mbetë (apo se dëshiron të mbesë) në mendësinë e Krahinës Autonome të Kosovës….kthjelluni o njerëz sepse po i gëzoni (dhe nëpërkëmbni njëkohësisht) frytet e punës së huaj”, ka shkruar Gecaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img