25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Babai i Dritan Goxhaj, rrëfehet i prekur: Pse ma arrestuan djalin?

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale. Në një intervistë për ‘News24’, Koloneli Dilaver Goxhaj foli për arrestimin e djalit të tij, ku i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës dhe qeverisë shqiptarë që të reagojnë për çështjen ku është përfshirë djali i tij Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK-së.

Goxhaj u shpreh se nuk e priste këtë ‘shpërblim’ pas luftës në Kosovë, ku shtoi se pas gjithë kësaj çështje qëndrojnë forca të caktuara të Europës që kanë qenë dhe janë aleatë me Serbinë.

“Këtë e bëjnë forca të caktuara të Europës që kanë qenë dhe janë aleatë me Serbinë. Nuk e kam takuar djalin, sot që shkova të takoja më duheshin disa dokumente dhe nuk e takova. I bëj apel që të bëjnë vetëm drejtësi të shohin ligjet e Republikës së Shqipërisë.

Edhe në kohën e sistemit monist, nuk dënohej njeri përse shkruhej kundër qeverisë, dënoheshin për veprimtari që donin të rrëzonin qeverinë, por gjyqe të tilla? Aq më keq që trajtohet në një gjykatë që Shqipëria nuk e njeh. Kërkon që gjyqi që është bërë me revokim nga avokati të bëhet me dyer të hapura që të jemi të qartë dhe i gjithë opinioni publik. Përse bëhet kjo këmbëngulje për ekstradimin me urgjencë për djalin tim”, tha ndër të tjera ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img