15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Veselit-dëshmitarit: Të deklarosh se dikush është fajtor për krime lufte është shkelje nga “Human Rights Watch”

Në dëshminë e dëshmitarit të 22-të, Frederick Abrahams nga organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch” në Speciale thotë se nuk e ka ndryshuar dëshmin e tij edhe pas leximit të raportit të Dick Martyt ashtu siç pretendon avokati i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson.

Avokati i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Ben Emmerson pyet dëshmitarin se a ka akuza ndaj dikujt konkretisht për krime lufte dhe a i ka dhënë një list me këto të dhëna OKB-së apo ndonjë gjykate.

“Jo, jo për të bërë akuza duhet të kemi pragje më të larta”, tha ai.

Ndërsa tutje avokati thotë se si mundet ai të pohoj në dëshmin e tij se Komandani i Zonës afër Liqenit të Radoniqit ishte në dijeni për vrasjen e afër 40 personave në afërsi dhe të deklarojë se dikush është fajtor.

“Të deklarosh se dikush është fajtor për një sërë krimesh kjo është një shkelje nga “Human Rights Watch” sepse këtu po flitet për pretendimet e krimeve”, tha ai.

Tutje avokati pyet se si mundi të ndryshojë përshkrimin e dëshmisë së tij pas leximit të raportit të Dick Martyt.

Dëshimtari, Frederick Abrahams thotë se nuk ka ndryshuar dëshmin e tij.

“Jo, unë nuk kam ndryshuar dëshmin time edhe pas leximit të raportit të Dic Martyt.

Vazhdon sesioni publik i dëshmitarit të 22-të.GazetaDemos

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img