16.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Berisha ‘thumbon’ ministren Haxhiu: “Kjo është çmenduri”

Avokati Besnik Berisha, ka thënë të dielën se në një shtet normal ku sundon rendi e ligji, secili i gëzohet vendimit të gjykatës kur liron nga aktakuza një person të pafajshëm.

Por sipas tij, veç në Kosovë ndodh që vendimi i gjykatës për pafajësi të konsiderohet i papranueshëm për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Prandaj për Berishën, arrestimi, burgosja dhe dënimi i një personi, qoftë edhe i pafajshëm, po vazhdon të shihet nga qeveritarët si meritë e tyre, transmeton Paparaci.

“Për teorinë e vajit dhe tepsisë vetëm fajësia është drejtësi…. kjo është çmenduri”, shkroi ai në Facebook./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img