18.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Berisha për postimin e Haxhiut: Padijenia s’ka kufi, si mund të denoncohet dikush për një postim të tillë në Polici

Njoftimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut se do ta denoncojë një qytetar të bëri ironi me një postim të saj në Facebook, ka nxitur reagime të ashpra, sidomos nga ata që e njohin mirë ligjin. Ndër ta është edhe avokati Besnik Berisha, i cili e ka quajtur padijeni ndjekjen penale të qytetarit për postimin ironizues në llogarinë e tij. 

Në një postim në Facebook, Berisha ka thënë se raste të tillë nuk ndodhin në vende demokratike, ku ligji e përcakton se çfarë përbën vepër penale.

“Padijenia s’paska kufi! Me ndjek penalisht dikë për këtë koment?!!  Kjo s’bën vaki as në Bangladesh e Kore Veriore, e lëre me në një vend demokratik ku vepra penale është e përcaktuar me ligj e jo me maliq. Profesorët i kanë fajet, definitivisht!”, shkruan avokati. 

Madje ai shpreson që Policia nuk do ta ftojë Blakajn për intervistim, sepse nëse një gjë e tillë ndodhe, sipas tij është krim. 

“Po shpresoj se në polici se paku do ketë një jurist që e din se çka përbën vepër penale e çka jo, e nuk do e marrë mundin as të ftojë personin për intervistim sepse atëherë vërtet do bënin krim. Edhe Ministria e Drejtësisë do ishte mirë me e ditë se çka përbën vepër penale sepse Kodi Penal nga aty ka dalë.”

Për fund ai pati edhe një këshillë për ata që udhëheqin me ministrinë e Drejtësisë. “Lexoni!”

Haxhiu pritet ta raportojë në Polici ish-kolegun e saj të partisë, anëtarin që dikur ishte kandidat potencial nga Vetëvendosje për të parin e Istogut.

Bëhet fjalë për Korab Blakajn, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka reaguar sërish dhe nuk i ka bërë përshtypje paralajmërimi i ministres Haxhiu, duke kërkuar nga ajo që të japë dorëheqje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img