12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Avancohen pesë prokurorë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

Nga data 1 qershor 2023, Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë do t’i shtohen edhe pesë prokurorë të rinj.

Një vendim i tillë u mor gjatë takimit të sotëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), pas votimit të raportit të Komisionit për Avancim të prokurorëve sipas konkursit për këto pozita.

Sipas këtij raporti, Shenaj Berisha, Halim Boroci, Zef Përndrecaj, Arberesha Shala dhe Bekim Kodraliu janë pesë prokurorët që i kanë plotësuar të gjitha kriteret për tu avancuar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, nga ana e Komisionit për Avancim të Prokurorëve u bë e ditur se në këtë konkurs fillimisht kishin aplikuar 11 prokurorë, ndërsa në fazat e mëtejme një nga ta ishte tërheq nga gara.

Tutje, në takimin e sotëm, përfaqësuesit e Prokurorive kanë prezantuar para anëtarëve të KPK-së raportet e punës së këtyre institucioneve për periudhën janar-mars 2023.

Më pas, anëtarët e Këshillit janë pajtuar që të kthehet për plotësim kërkesa e autoritetit kompetent për rastin disiplinor ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe kërkesa e Kryeprokurorit të Prishtinë për avancim edhe të pesë prokurorëve të tjerë në kuadër të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe Departamentit për të Mitur, por kjo kërkesë mbeti të trajtohej pas një analize të nevojës për avancimin e këtyre prokurorëve.

Tutje, KPK ka aprovuar kërkesën që të shpallet konkursi për plotësimin e dy pozitave për prokurorë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pasi në muajt në vijim do të pensionohen prokurorët special Drita Hajdari dhe Haki Gecaj.

Kërkesë tjetër që u aprovua ishte ajo e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për transferimin e përkohshëm të prokuroreve Albana Parduzi dhe Ajtene Zoni, si dhe u mor vendimi që të shpallet edhe konkursi për transferim të përhershëm për këto dy pozita.

Ndryshe, gjatë kësaj mbledhje u mor vendimi për shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i cili do të jetë i hapur nga data 1 deri më 15 qershor 2023.

Pa praninë e mediave, KPK në rend të ditës kishte shqyrtimin e raporteve të Komisionit për Vlerësimin e performancës së 16 prokurorëve me mandat të përhershëm dhe marrëveshjen vullnetare për shkeljen e supozuar ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Po ashtu, në këtë pjesë të mbledhjes për diskutim mbeten edhe kërkesa e Presidentes për dekretimin e një prokurori dhe gjendja e pastërtisë në Pallatin e Drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img