21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Automjete të shumta të KFOR’it në Leposaviq

Protestat në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke e vazhduar edhe sot.

Para objekteve komunale në të tri komunat janë mbledhur qytetarë të komunitetit serbë, derisa objektet komunale po sigurohen nga KFOR.

Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, po qëndron në Leposaviq, prej ku ka dërguar pamje ku shihen automjete të shumta të KFOR’it në këtë komunë.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar për gjendjen aktuale në veri.

Sipas Policisë, “situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë”, raporton Express.

Policia ka thënë se po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante.

Lidhur me rastet e djeshme, Policia ka thënë se njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore.

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare, po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante. Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme. Policia e Kosovës edhe sot fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e thirrjeve për protestë të dhunshme dhe provokime të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img