17.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Autogoli i Cagliarit e shpëton Juventusin nga humbja

Juventusi është ndalur në barazim nga Cagliari, me rezultat 2-2, në kuadër të 33-të Serie A.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Gianluca Gaetanos, në minutëne 30′, i cili ishte i saktë nga penaltia.

Për golin e dytë u përkujdes Yerry Mina, në minutën e 36′, i cili gjithashtu realizoi nga penaltia. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, “Zonja e Vjetër” e barazoi rezultatin. Fillimisht shënoi Dusan Vlahoviq, në minutën e 61′, teksa golin e barazimit e shënoi Alberto Dossena, i cili realizoi autogol në minutën e 87′.

Juventusi pas barazimit mbetet në vendin e tretë me 64 pikë, teksa Cagliari, në pozitën e 13-të me 32 sosh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img