17.1 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Buy now

spot_img

ASK mban takim festiv pas përfundimit të Regjistrimit të Popullsisë, i pranishëm edhe Kurti

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka mbajtur takimin përmbyllës për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Në njoftimin e ASK-së u bë e ditur se në këtë takim festiv ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij, si dhe përfaqësues nga UNFPA dhe UNDP.

Agjencia e Statistikave së Kosovës (ASK) falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që me pjesëmarrjen e tyre gjatë këtyre javëve bashkëpunuan afër me regjistruesit për një projekt të tillë madhor dhe të rëndësishëm për Kosovën.”

“Një falënderim i veçantë dhe meritor për regjistruesit dhe mbikëqyrësit për punën e tyre si persona kontaktues me qytetarët, përfaqësuesit nga komunat e Kosovës, Komisionin Qendror të Regjistrimit, grupin punues për siguri kibernetike, Policinë e Kosovës, institucionet e tjera qeveritare dhe jo qeveritare, partitë politike pa dallim që mbështetën projektin e Regjistrimit të Popullsisë, Qeverinë e Kosovës, Kuvendin e Kosovës dhe Zyrën e Presidencës.” – thuhet në njoftim.

ASK ka bërë të ditur se Regjistrimi i Popullsisë se ky projekt është realizuar me shumë sukses.

Regjistrimi i Popullsisë, si një nga projektet më madhore dhe më komplekse të një vendi në kohë paqeje, përkundër sfidave dhe kompleksitetit që ka pasur, u realizua me shumë sukses. Suksesi është arritur falë bashkëpunimit dhe koordinimit që ka pasur ASK-ja me institucionet e tjera (vendore e ndërkombëtare).”

“Realizimi i Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) është një dëshmi se institucionet tona mund të arrijnë të realizojnë projekte në nivel kombëtar e ndërkombëtar.” – thuhet në përfundim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img