12.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Asamblisti i PDK-së: Anulimi i kufizimit të punës së barnatoreve ka qenë i nevojshëm, i hapet rruga dëgjimit publik

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Granit Geci, ka thënë për Ekonomia Online, se vendimi i Kuvendit Komunal për anulimin e një kufizimi për punën e barnatoreve, është bërë për shkak të ankesave nga qytetarët.

Ai kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimmarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët.

Geci ka thënë se po krijohet praktika që në vendime të tilla, pjesëmarrës të jenë edhe qytetarët.

“Kjo vjen si pasojë e ankesave të mëdha të Kryeqytetit për shkak se në momente jashtëzakonisht të rëndësishme nuk kanë mund të kenë qasje për të marrë shërbime dhe medikamente në barnatoret e Kryeqytetit dhe duke marrë parasysh kërkesat e njëpasnjëshme të tyre. Ne padyshim që është dashtë t’i përgjigjemi kërkesave të tyre që është dashtë për ta anuluar këtë vendim nga kjo rregullore. Vendimi është anuluar si vendim i rregullores në shtator të vitit paraprak dhe ne me anulimin e këtij vendimi automatikisht i kemi hapur rrugë edhe dëgjimit publik, më në fund do ta krijojmë një praktikë për jetën e përditshme të qytetarëve. Jeta e tyre nuk duhet të vështirësohet nga organet komunale, ne jemi aty që t’ua lehtësojmë atyre dhe kemi hapur rrugë për dëgjim publik ku vetë qytetarët do të jenë të pranishëm dhe do të bëhet ashtu si ata rekomandojnë dhe kërkojnë”, ka thënë Geci.

Asamblisti i PDK-së thekson se qytetarët kanë qenë të detyruar të shkojnë në qytetet përreth për t’u furnizuar me barna. Për këtë, Geci kërkon nga qytetarët që të marrin pjesë në dëgjim publik.

“Shumë shpejt me anulimin e këtij vendimi kemi hapur rrugë pra për dëgjimin publik dhe në një afat të shpejt që do e kem i ftojmë të gjithë qytetarët, natyrisht edhe barnatoret edhe bizneset e tjera që të kontribuojnë dhe kjo të jetë në bashkëpunim. Vetë fakti që qytetarët kanë qenë të detyruar të marrin barna dhe medikamente në qytete jashtë kryeqytetit si në Fushë-Kosovë, Graçanicë e Lipjan për të pajisur me medikamente e lehtëson dhe prapë u bëj thirrje që të marrin pjesë në dëgjim publik”.

“Si njëra nga problematikat që ne i kemi evidentuar sa ka qenë kjo rregullore në fuqi kanë qenë dhe tek barnatoret kujdestare që ato të cilat kanë qenë në short një pjesë e konsiderueshme e tyre tashmë nuk kanë qenë në treg dhe gjë që ka qenë më problematike për qytetarët për të marrë shërbimet e tyre për të cilat kamë nevojë pra ka qenë një vendim i domosdoshëm ne vazhdojmë të jemi pro barnatoreve kujdestare sepse kjo i ndihmon marrjen e shërbimeve sepse me të vërtetë ato kanë qenë problematika të mëdhaja në kuptimin e furnizimeve të qytetarëve me medikamente dhe barna”, u shpreh Geci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img