17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Arteta drejt Reral Madridit, Arsenali po kërkon zëvendësues

Arteta drejt Reral Madridit, Arsenali po kërkon zëvendësues

Mikel Arteta është në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Carlo Ancelottit në bankinën e Real Madridit në rast se italiani largohet nga “Santiago Bernabeu” verën e ardhshme.

Pavarësisht se trajneri spanjoll i Arsenalit e ka minimizuar këtë interes, e vërteta është se drejtuesit e klubit londinez janë në gatishmëri për mundësinë që Arteta të largohet në verë.

Sipas The Mirror, zyrtarët e Arsenalit tashmë janë duke kërkuar zëvendësues për Mikel Artetan ose menjëherë ose në të ardhmen.

Në krye të listës është Roberto de Zerbi, trajneri i Brigthon që po kalon një sezon të mrekullueshëm në krye të ‘pulëbardhave’.

Roberto de Zerbi , 43 vjeç, është një ish-futbollist që erdhi nga akademia e të rinjve të Milanit dhe luajti për Napolin edhe pse nuk ia doli.

Si trajner, ai ka drejtuar skuadra në Itali, si Palermo dhe Sassuolo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img