22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Buy now

spot_img

Arritja e vaksinave anti-Covid, reagon Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur lajm të mirë arritjen e kontingjentit të parë të vaksinave kundër coronavirusit sonte në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se IKSHPK duhet t’i shpërndajë vaksinat sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit.

“Arritja e vaksinave është lajm i mirë pas shumë angazhimeve nga Ministria e Shëndetësisë. Tani IKSHPK duhet shpejt t’i shpërndajë ato sipas strategjisë së imunizimit, ku përcaktohen prioritetet e vaksinimit”.

“Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen”, shkroi Hoti.

Ndryshe, sonte në ANP “Adem Jashari” në Prishtinë ka arritur kontingjenti i parë prej 24 mijë vaksinave AstraZeneca, si pjesë e programit COVAX. Dhënia e dozave të para do të fillojë javën e ardhshme në Klinikën Infektive në QKUK.

Kosova është ndër vendet e fundit në botë që ende nuk e ka nisur vaksinimin kundër COVID-19.

Kompania farmaceutike AstraZeneca, e ka zhvilluar vaksinën kundër coronavirusit në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Vaksina administrohet te personat mbi 18 vjeç dhe jepet përmes dy dozave. Intervalet ndërmjet dozave variojnë nga katër deri në 12 javë.

Disa studime kanë sugjeruar se sa më e gjatë të jetë distanca kohore ndërmjet dozës së parë dhe të dytë, aq më shumë ka gjasa që vaksina të nxisë imunitet kundër sëmundjes COVID-19.

AstraZeneca ka thënë se efikasiteti i vaksinës së saj në parandalimin e simptomave të COVID-19 është 76 për qind.

Në fillim të marsit, një sërë shtetesh pezulluan përdorimin e vaksinës së AstraZenecas, për shkak të efekteve anësore.

Në disa shtete u raportuan raste të mpiksjes së gjakut, pas administrimit të vaksinës. Por, më 18 mars, Agjencia Evropiane e Barnave tha se kjo vaksinë është e sigurt për përdorim.

Sipas rregullatorit evropian, përfitimet e kësaj vaksine tejkalojnë rreziqet./Telegrafi.

 

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img