Në kushte të pafavorshme, për shkak të pasgoditjeve dhe të ftohtit ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqinë juglindore dhe në Sirinë veriperëndimore. Vlerësohet se qindra njerëz mbeten të bllokuar në rrënoja dhe ankthi për fatin e tyre sa vjen e shtohet me kalimin e orëve.

Kjo situatë ka bërë që në spitale të ketë mbingarkesë. Në Siri raportohet se spitalet janë absolutisht të mbingarkuar dhe vetëm shtohen të plagosurit që kanë nevojë për trajtim mjekësor.