20.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Arrihet një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit

Izraeli dhe Hamasi, të cilët janë në luftë në Rripin e Gazës, arritën sot një marrëveshje për të lejuar ndihma humanitare për palestinezët si edhe ilaçe për pengjet izraelite.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme njoftoi sot arritjen e suksesit të ndërmjetësimit, të kryer së bashku nga Katari dhe Franca për “arritjen e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit, e cila parashikon që ilaçet dhe ndihmat humanitare do t’u ofrohen civilëve në Gaza në këmbim të dërgimit të barnave të nevojshme për pengjet izraelite.

Ilaçet dhe një ngarkesë me ndihma humanitare do të largohen nga Doha nesër, të mërkurën, për në qytetin egjiptian Aris për të filluar dërgimin e tyre në Rripin e Gazës, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed al-Ansari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img