12.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet personi që sulmoi sot dy gra në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se sot pasi ka shkaktuar dy aksidente trafiku ka sulmuar edhe vozitësit e veturave të aksidentura.

Policia ka treguar se i dyshuari është arrestuar në orët e pasdites në qytetin e Pejës.

“Rreth orës 13:00 është raportuar për një rast sulmi, të ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura. Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit. I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej, policia ka treguar se për çfarë veprash dyshohet personi në fjalë.

“Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm’ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë””, është thënë në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img