16.7 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet pas 16 vitesh në kërkim Ilir Abdullahu, i dyshuar për përfshirje në vrasjen Triumf Rizës

Pas 16 viteve kërkim, Policia e Kosovës e ka arrestuar, Ilir Abdullahun i njohur me nofkën “Liza”.

Ai dyshohet për përfshirjen në vrasjen e Triumf Rizës në vitin 2007. – vrasje që atë kohë kishte tronditur Prishtinën dhe Kosovën.

Ka qenë i kërkuar për shumë vite nga Policia e Kosovës, teksa ra në duart e Polciisë të dielën në ora 17:00, në Batllavë të Podujevës.

”Policia e Kosovës arreston personin e shumë kërkuar, i cili ishte në kërkim për vite me radhë Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur me nofkën “Liza”.

“I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë. Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij. Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img