13.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet i kërkuar në Gjilan për lëndim trupor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar V.L. (1996). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej 180 ditësh.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, e-mail:info@kosovopolice.com  dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img