11.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet 31-vjeçari serb në Morinë, i shpallur në kërkim nga Interpol

Një 31-vjeçar serb i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike, është arrestuar këtë të premte nga policia në Pikën Kufitare të Morinës.

Bëhet me dije se i riu, i shpallur në kërkim nga Interpol Vjena, u ndalua gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë të kontrollit në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Policia e Shtetit po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Vjenës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht D. S., 31 vjeç, banues në Serbi.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img